Shërbimet publike

 Lëshimi i vendimit për operatorët taksi

1. Kërkesa
2. Vërtetimin e kryerjes së taksave komunale (në qoftëse e ka firmën e regjistruar).
3. Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë
4. Librezën e automjeteve - se paku 5 automjete
5. Letërnjoftimin (fotokopje).
6. Patenta shoferin për minimum 5 vozitës
7. Sigurimin e udhëtarëve
8. Aparatin e zjarrfikësve.
9. Certifikatën e mjekut.
10. Lejen e punës
11. Procesin mbi pranimin teknik të automjetit (të vitit kaluar).
12. Dëshminë mbi vendosjen e taksimetrit
13. Certifikatën e regjistrimit të biznesit


Lëshimi i pëlqimit për transport të veçante të udhëtarëve

1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit.
2. Vërtetimin e kryerjes së taksave komunale (në qoftëse e ka firmën e regjistruar).
3. Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë
4. Librezën e automjeteve
5. Letërnjoftimin (fotokopje).
6. Patenta shoferin
7. Sigurimin e udhëtarëve
8. Aparatin e zjarrfikësve.
9. Certifikatën e mjekut.
10. Lejen e punës; se paku 5 vjet pervoje pune
11. Procesin mbi pranimin tek.të automjetit (të vitit kaluar)
12.Autorizimi qe është linje e veçantë
13. Kërkesa

Lëshimi i vendimit për ndërhyrje në infrastrukturën publike të qytetit (prerjen e asfaltit) më qëllim të rregullimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizim, elektrikë,

1. Lejen e ndërtimit të shtëpisë apo objektit;
3. Letërnjoftimin (fotokopje)
4. Projektin vetëm për rastet kur ushtrohet kërkesa për kryqen e objektit/pompës së benzinës në rrugë publike)
5. Vërtetimin e tatimit në pronë;
6. Kërkesa

Lëshimi i aktvendimit për shfrytëzimin e ndonjë lokacioni publik, për parkim të rezervuar, ndalje (ngarkim-shkarkim) të mallrave në trotuar, për hyrje me kamion

1. Kërkesa
2. Vërtetimin e kryerjes së taksave komunale (në qoftë se e ka firmën e regjistruar më herët)
3. Librezën-at e automjetit-ve (fotokopje) që parkohen në parkingun e rezervuar.
4. Letërnjoftimin (fotokopje)
5. Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë
6. Certifikatën e regjistrimit të biznesit.

Lëshimi i aktvendimit për parkim te rezervuar

1. Librezën e automjetit (fotokopje) që dëshiron ta parkojë në parkingun e rezervuar.
2. Letërnjoftimin (fotokopje)
3. Leja e biznesit
3. Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë
4. Kërkesa

Lëshimi i lejes për ekshumacionin (zhvarrosjen) e mbetjeve të kufomave

1. Kërkesa
2. Licencën/Lejen e punës për kryerjen e shërbimeve të ekshumacionit (zhvarrosjen) të kufomës;
3. Autorizimin për kompaninë nga familjarët për ekshumacionin (zhvarrosjen) mbetjeve të kufomës;
4. Certifikatën e vdekjes së kufomës edhe nga administrata e jonë (të re);
5. Vendimin për ekshumacionin nga Ministria e Shëndetësisë/Inspektoriati Sanitar i Kosovës.
6. Letërnjoftimin e pronarit (përfaqësuesit) të kompanisë (fotokopje)
7. Certifikatën e regjistrimit të kompanisë për ushtrimin e veprimtarisë së tillë.