Documents



Statuti i QKMF-së




Shëndetësia dhe mirëqënia sociale


Bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, Ligjin për shëndetësi, Statutin e Komunës, rregulloret komunale, urdhëresat dhe udhëzimet, Komuna ka përgjegjësi nga ky fushëveprim:

• Hartimi i strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor, që përfshinë: promovimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor dhe imunizimin;
• Diagnostifikimin e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor, përfshirë dhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike, promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik;
• Sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, sipas standardit të specifikuar nga ministria përkatëse;
• Kryerjen e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale (QPS) ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka edhe këto kompetenca:

• Vlerësimin e nevojave lokale, vendosja e objektivave lokale për KPSH;
• Zhvillimin e buxhetit, bazuar në nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH);
• Vendosjen dhe mbledhjen e bashkëpagesave, liron kategoritë e caktuara të shoqërisë brenda kornizës së caktuar nga MSH-ja;
• Sigurimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
• Raportoimin për të arriturat e objektivave të përcaktuara nga Kryetarit i Komunes dhe Kuvendi i Komunës;
• Zhvillimin, monitorimin dhe zbatimin e rregulloreve në fuqi;
• Zbatimin e normave dhe standardeve të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;
• Të drejtën për të pasur, zhvilluar dhe përdorur pronën, me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda territorit të komunës;
• Monitorimin dhe bashkëpunimin me QPS-në në Komunë rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës, brenda territorit të komunës;
• Bashkëpunimin me MSH-në, vendosja dhe zbatimi i politikave të mbrojtjes së kategorive të fëmijëve të rrezikuar dhe të gjitha kategoritë tjera të fëmijëve, përmes QPS-së, në nivelin lokal dhe
• Ushtrimin e kompetencave dhe pergjegjësive tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror.

Kjo Drejtori gjithashtu punon edhe në drejtim të:
• mbikëqyrjes së situatës epidemiologjike në nivel të komunës,
• mbledhjes dhe analizimit të informatave në nivel lokal,
• përcaktimit të prioriteteve lokale dhe objektivave në bazë të informatave, konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor,
• marrjes së masave për mbrojtje shëndetësore, që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës, sigurimin e ushqimit të sigurt dhe aktivitetet e dezinfektimit, dezinfektimit dhe deratizimit,
• koordinimit dhe mbikëqyrjes së punës së QKMF-së, QMF-së dhe ambulancave;
• raportimit lidhur me ofrimin e shërbimeve dhe të arriturave komunale në këtë lëmë,
• propozimit për të vendosur lidhur me lirimet nga shërbimet ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin në fuqi,
• marrjes së hapave për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare, brenda territorit të komunës,
• përgatitjes së planeve vjetore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtjen e shënimeve statistikore,
• koordinimit dhe mbikëqyrjes së punës së Qendrës për Punë Sociale,
• përkujdesjes për sigurimin e strehimit për të pastrehët;