Republika e Kosoves

Deçan

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

2024/09/13 - 10:07

Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
2. Raport nga ZLK-ja:
3. Ftesë drejtorisë për Buxhet e Financa, aprovimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, përfshirja e propozimeve nga kominotetet ne planifikimin e buxhetit;
4. Diskutim me z. Edmond Dushi rreth aktiviteteve me OSBE-në;
5. Të ndryshme:
U miratua procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Raporti i ZLK-së sa i përket raportit të ZLK-së, Shaban Pejçinović udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve.
Raport nga Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj ku i inkurajoj përfaqësuesit e komuniteteve jo shumice që të paraqesin kërkesa konkrete dhe se te njëjtat do te shqyrtohen.
Diskutim me përfaqësuesin e OSBE-në, z. Edmon Dushin për aktivitetet qe do të zhvillohen për këtë muj me kominitetet jo shumicë!