Republika e Kosoves

Deçan

Në kuadër të projektit #NaturKosovo, u mbajt një punëtori intensive që trajtoi temat kyçe të lidhura me zhvillimin

2024/09/18 - 7:31

Në kuadër të projektit #NaturKosovo, u mbajt një punëtori intensive që trajtoi temat kyçe të lidhura me zhvillimin dhe punët e kryera në Shtegun e Via Dinarica-s. Në këtë ngjarje morën pjesë Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, zyrtarë të Drejtorisë nga Komuna e Deçanit, si dhe stafi i Visit Deçani.
Temat më të rëndësishme që u diskutuan përfshinin mirëmbajtjen dhe zhvillimin e shtigjeve, formimin e ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor në Kosovë dhe thirrjet për grante. Nga këto thirrje, nga Komuna e Deçanit kanë përfituar nëntë biznese, duke i ndihmuar zhvillimit të turizmit në Komunën e Deçanit.