Republika e Kosoves

Deçan

20-të vjetori i Çlirimit të Deçanit

2019/06/16 - 5:38

Me një sere aktivitetesh Komuna e Deçanit ka shënuar 20-të vjetorin e Çlirimit.

Të premten në ambiente e pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’  nga , Shoqata e Artistëve ” Ars Kultura” në Deçan, është hapë ekspozita më piktura e anëtarëve të kësaj shoqate në kuadër të shënimit në 20-të vjetorit ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit. Se arti është  pasqyrë e jetës këtë e tha edhe i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj në hapej të kësaj ekspozite  duke shtuar se në si Institucion Komunal  do të bëjmë përpjekje që në vazhdimësi ti përkrahim njerëzit të cilët e duna artin dhe kulturë të cilat janë edhe ambasadore të një vendi . Ndryshe kjo ekspozitë do të qëndroi e hapur plot 20 ditë .

Aktivitet në shënimin e kësaj date më rendësi kanë vazhduar edhe më 16 Qërshor , pikërisht në ditën e Çlirimit ku me ngritjen e flamurit në qendër të qytetit dhe më homazhe pranishëm shtatoreve dhe lapidarit të qytetit njëkohisht edhe më homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan janë përkujtuar ata të cilët ranë për të mos vdekur kurrë .

Homazhe kanë bërë i pari i Komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj, Kolonel.Abdyl Mushkolaj ,deputetet Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj, asambleistë , zyrtar komunal , veteran e qytetarë.

Në ketë ditë në Ambientin e Komunës është ber edhe Promovimi i Librit të autorëve tashmë të ndjerë Avdyl Hoxha dhe Rexhep Maksutaj,  “12 fiset shqiptare sipas Kanunit të Lek Dukagjinit”

I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, nder të tjera tha se në pa mundësi që tashmë autoret të jen këtu  mbase më një periudhe të shkurtër kohore u ndanë nga jeta unë u jam shumë mirënjohës që me anë të këtij libri  na ruajtën prejardhjen, traditën, kulturën dhe vlerat tona që të kenë si një testament  për gjenerata të tëra .Për librin kanë folur edhe recensent dhe dashamir të fjalës së shkruar .

 

Po ashtu për nder të kësaj date në qytetin e Deçanit është ber përurimin i qendrës tregtare  “Centrum” në Deçan. Në mesin e shumë bizneseve, është hapur edhe restauranti ” Maélys”, nga bashkatdhetari jonë në Gjermani, Besim Ramosaj.

Kryetari Ramosaj tha se  një investim të tillë e çmoi lartë  sepse  diaspora jonë vazhdon të jetë shtyllë e fortë e ekonomisë së vendit tonë .