Republika e Kosoves

Deçan

Ju dha lamtumira e fundit gazetarit Naim Haxhosaj

2019/01/24 - 10:43

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj, është mbajte mbledhje komemorative për gazetarin Naim Haxhosaj i cili u nda nga jeta papritmas me 23.01.2019.
Të pranishëm në këtë Komemoracion ishin i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj , Kol.Abdyl Mushkolaj , gazetar , publicist, kameraman , familjarë dhe qytetarë të shumtë.
Për të kujtuar jetën dhe veprën e gazetarit i cili iku në moshën më të re ka folur i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, i cili ndër te tjera tha se ,,Lajmi i ndarjes se hershme nga jeta për Naimin , na tronditi të gjithëve ,por do të gjej forcën ti them disa fjalë për mikun tim Naimin, njeriun plot energji me një dinamik maksimale ,mikun tim me shpirt rebeli , të cilin e njohim edhe si bashkëluftëtarë , si gazetar , bashkëthemelues i Shoqatës Bjeshkatare,,Shkëlzen Haradinaj”
Naimin do ta kujtojmë si njeriun që kishte ëndrra për qytetin tonë. Ëndrra këto të qarta për neve që ishim bashkëpunëtor të afërt të tije.
Edhe në këto momente të rënda për ju dhe për të gjithë ne , jemi këtu bashkë për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë , për humbjen e kolegut tonë të dashur , e të nderuar Naimin. Të gjithë ne do të ndihemi krenar që të patëm në mesin tonë dhe që bashkëpunuam me ty,, tha ndër të tjera i pari I komunës Ramosaj.
Për vlerat e tij për punën më përkushtim kanë folur edhe kolegë gazetarë z.Adem Lushaj, Halil Gashi , Zeqir Mehmetaj dhe Yllarta Thaqi.Telegrame ngushëllimi ju derguan familjes edhe gjeneral.Daut Haradinaj dhe Prof.Haki Hysenaj .
Në emër të familjes Haxhosaj të pranishmit i ka falënderuar z.Sahit Haxhosaj ..
Ndryshe Naim (Hazir ) Haxhosaj u lindi me 4 Korrik 1976 në fshatin Prokolluk . Naimi ishte fëmija i vogël në familjen Haxhosaj i lindur nga Nëna Ajmoni dhe Baba Hiziri të cilët tashmë pushojnë në Amshime. Naimin pos dy vëllezërve Imerit dhe Shabanit , motrave Hedis, Ganimetes dhe Zyrafetes do ta kujtojnë edhe shumë nipa dhe mbesa, shumë shok e miq kudo nga të gjitha anët.

Naimi shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin,,Vëllezërit Frashëri “, ne varianti C-në Deçan, për të vazhduar fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës , njëkohësisht përfundoi edhe fakultetin Hoteleri dhe Turizmit në Universitetin ,,Haxhi Zeka,, në Pejë .
Naimi krahas studimeve punoi më përkushtim si gazetar profesionist në disa mediume nisi punë në Top Iliria Radio në Deçan , vazhdoi në Televizionin Syri Vizion në Gjakovë, punoi për një kohë në gazetën ,,Koha Ditore’’ si korrespodent për Dukagjin , po ashtu më përkushtim të jashtëzakonshëm për një kohë punoi për emisioni Jeta në Kosovë konkretisht në BIRN.
Krahas punës së Gazetarisë Naimi ishte shumë modest punoi edhe si agjendë në ndërmarrjen ,,Liridoni ” në Pejë dhe së fundi punoi si menaxher në ,,Aztek’’ në Deçan

Por nuk ishte vetëm kjo , Naimi më të filluar lufta u rendit në radhët e UÇK-së në vitin 1998 deri në përfundim të luftës ku më të drejtë gëzonte edhe statutin e Veteranit të UÇK-së .Ishte aktiv kudo mori pjesë në shumë aktivitet të ndryshme në organizime aty ku kërkon koha dhe puna.
Naimi sot është varrosur më nderime të larta ushtarake në varrezat e fshatit Prejlep.