Republika e Kosoves

Deçan

51 mijë e 610 dokumente të natyrave të ndryshme janë kryer nga Administrata Komunale në vitin 2018

2019/01/09 - 2:30

Administrata komunale në Deçan,  brenda vitit 2018 lëshon mbi  51 mijë e 610 dokumente të ndryshëm ketë e bëri të ditur shefja e Gjendjes Civile   znj.Hate Shehu. Më ketë raste  Shehu bëri të ditur se  tashmë janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë në administratën komunalë në Deçan dhe brenda viti 2018 ne si Drejtori e Administratës  kemi pas një numër rekord të kërkesave të qytetarëve gjithnjë duke u bazuar në numrin e banorëve sa ka edhe komuna e Deçanit. Ajo tregon se gjatë ter vitit  pajisja më dokumente  të llojeve të ndryshme ka qenë e kënaqshëm dhe pritjet e qytetarëve për tu pajisur më një dokumente  janë të shkurtëra.

Në administratën komunale në Deçan jo më shumë se tre deri në pesë  minuta  zgjat proceduar e marrjes së një dokumenti të rregullt mbase edhe kushtet janë te mira, staf i mjaftueshëm dhe pajisja më certifikata te të gjitha llojeve nga MPB-ja në bashkëpunim më komunën  ketë vit nuk ka munguar .E njëjta gjendje është edhe në dy qendra të gjendjes civile në Strellc dhe ne Polana.

Gjithsejtë  gjatë vitit kalendarik 2018 Ekstrakte te lindjes janë tërhequr nga qytetaret  22 mijë e 501 , certifikata të lindjes 12 mijë e 45 , certifikata martesore  6 mijë e  163, certifikata  të vdekjes  1336 , certifikata të vendbanimit 1364, certifikata të bashkësisë familjare  5193, certifikata të gjendjes martesore 1143 , certifikata shtetësisë  548 dhe vërtetim nga arkiva komunale  1217.

Ndërsa fitim të shtetësisë së humbur të Kosovës me procedura të rregullt brenda këtij viti kemi pas vetëm 3 raste.

Brenda vitit kalendarik në Drejtorin e Administratës komunale 22 qytetarë kanë ndryshuar emrin  dhe mbiemrin gjë e cila ju mundësohet ç’do qytetari të Republikës së Kosovës ta bën brenda 5 viteve.

Brenda këtij viti  janë lidhur 114 martesa apo kurorëzime brenda 84 të rregullat dhe 30 jashtë vendit .

Ndërsa  brenda këtij viti  më procedurë të rregullt janë lidhur 48 shkurorëzime më vet dëshirë.

Në ketë dikaster janë regjistruar  18 lindje të rregullta, regjistrime me vonesë 73,lindje të regjistruar më vonës brenda vendit 14 , dhe nga bota e jashtme 59-të. .

Tutje behët e ditur se brenda vitit kalendarik 2018 nga ky dikaster janë nxjerrë  365 vendime të natyrave të ndryshme dhe 16 kërkesa për shqyrtim janë në proces që duhet të vendosë ARC-ja .

Shqetësuese mbetet  lirimi nga shtetësia ku shtetet si  Gjermani , Austria , Italia dhe Suedia nuk lejojë dy shtetësi ndërsa qytetarët detyrohen të kërkojnë  lirimin nga shtetësia e Kosovës  ku numri i tyre që janë liruar brenda vitit 2018 është 108 .

Vlen të theksohet se në këtë dikaster lëshohen 9 lloje të ndryshme të dokumenteve të cilat ju nevojiten qytetarëve :

1.Ekstrakt I lindjes që kushton

2.Certifkatë familjare

3.Certifikataë martesore

4.Certifikatë e vdekjes

5.Certifikatë vendbanimi

6.Certifikatë  e bashkësisë familjare

7.Certifikataë e gjendjes martesore

8.Certifikatë e shtetësisë

9.Vertetim nga arkivi