Republika e Kosoves

Deçan

Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani rrëmben dy qmime në festivalin virtual të folklorit Anadrini Folk 2020

2020/06/26 - 11:09

Ndonëse për here të parë Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Deçanit, me koreografinë e koreografit z.Genc Tetaj , konkuroi në një festival të tillë ata rrëmbyen dy qmime nga ky festival në një konkurrence jashtëzakonisht të fortë dhe vlerësim të një jurie profesionale .

Në kushte jo edhe të favorshme në kohë Pandemie të COVID-19, kur ke vullnet për të arritur cakun tek një qëllim i përcaktuar nuk ndalësh kështu tha z.Genc Tetaj, i cili tashmë në ketë Ansambël numëron mbi 100 anëtarë të grupmoshave të ndeshmë .

Kemi punu intesivisht më grupe për të qen të përgatitur  për pjesëmarrje edhe në festival tjera ketë vit  por situate u bë e tillë që na pamundësoi pjesëmarrjen ku të gjitha festivalet deri më tani janë anuluar i vetmi festival i cili është mbajt është ky i Anadrini Folk 2020 tha Tetaj.

U jam shumë falënderues  Institucionit Komunal konkretisht kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, për përkrahjen , Drejtorisë së Kulturës , të gjithë valltarëve dhe prindërve të tyre të cilët kanë qen të gatshëm që edhe në ketë kohë Pandemie të bashkëpunojnë dhe të marrim pjesë në ketë Festival Virtual ku morëm dy qmime:

Çmimin: Loja më e mirë popullore  “Këngë bjeshke e vajzave” – Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani”  dhe Çmimi “Hajrush Kryeziu” (për vlerësimin më të mirë nga publiku) Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani”

Kjo është një nismë e mbarë ne do të punojmë edhe më shumë që Deçani kudo dhe kurdo të përfaqësohet denjësisht më kulturë ,në këngë dhe valle dhe më traditën që ka nder breza..