Republika e Kosoves

Deçan

Brenda vitit 2019 fshatra Ratish i Epërm Ratish i Ulet dhe Maznik do behën me uji te pijes

2019/01/23 - 1:23

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë ka pritur në takim udhëheqësin e ekipit të programit RWSSP faza e VI-të  z.Alan Brown dhe z.Astrit Vokshi nga  “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e Vl” i cili implementohët nga Dorsch/CDI ndërsa financohet nga Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për bashkëpunim dhe Qeverisë së Kosovës.

I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se u jam shumë falënderues për ketë nismë të mbar dhe bashkëpunim me komunën tonë që banorët e këtyre tri fshatrave ta zgjidhin këtë problem njëherë e përgjithmonë të kenë uji të pijes mbase këtë projekt e kam prezantua edhe në  programin tim dhe ka qen   synim i imi për këtë mandat dhe tash po realizohet.

Edhe banorët e këtyre lokaliteteve i janë falënderues z.Alan Brown, dhe bashkëpunëtoreve tjerë po ashtu  dhe institucionit komunal për përkushtim që këto tri fshatra të kenë uji të pijes.

Gjatë këtij takimi  u bë edhe prezantimi i projektit ku për banorët e këtyre fshatrave do të kryhet rrjeti primar dhe sekondar  brenda vitit 2019 mbase planifikohet që më punime të nisim nga muaji Prill i këtij viti.