Republika e Kosoves

Deçan

Busti i Dëshmorit Sadri Vishaj nga Belegu shkrihet në bronz pas 20 viteve në mes të fshatit Beleg

2018/09/11 - 4:31

Në përvjetorin e 20-të të rënies në Altarin e Lirisë sot  janë përkujtuar  Xhevat Sejfijaj, Shpëtim Bobi dhe Sadri Vishaj të ren në më 11 Shtator  1998 në Bjeshkën e Belegut .

Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan në 20-të vjetorin e rënies nderuam dëshmorin e kombit Xhevat Sejfijaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Homazhe kanë bërë i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, Kol.Abdyl Mushkolaj,deputet të parlamentit të Kosovës Daut Haradinaj, Rasim Selmanaj , Teuta Haxhiu , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së familjarë dhe bashkëluftëtarë  të shumtë .

Në këtë ditë të rënies në altarin e lirisë  Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj nderoi me medaljen  “Skënderbeut”, Dëshmorët e Kombit Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj dhe Shpetim Bobaj medaljet i pranuan familjarët e dëshmorëve .

Po sot në mes të fshatit Beleg i shkrirë në Bronz është vendosur Busti i dëshmorit Sadri Vishaj për të cilin flet historia dhe trimëria e Dëshmorit flet vet por fatkeqësisht edhe pas dy dekadave akoma eshtrat e tij nuk gjinden askund nga dita e rënies në bjeshkën e Belegut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për dëshmorin Sadri Vishaj flasin edhe bashkëluftëtaret , shokët dhe familjarët e tij të cilët rrëfyen ngjarje nga bankat shkollore  deri tek dita e rënies në Altarin e  Atdheut më 11 Shtator 2018 .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të gjitha këto rrëfime ishin përmbledhur në dokumentarin ,,NË GJIRIN E BJESHKËS SIME,, të autorit dhe regjisorit Islam Haxhiu i cili u shfaqë në sallën e asamblesë komunale .Më këtë rast i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ,duke falënderuar regjisorin dhe autorin Islam Haxhiu i cili në vazhdimësi me anë të dokumentarëve po tregon vlerat e atyre të cilët ranë për këtë ditë ndërsa masazhi i kryetarit Ramosaj për dy vajzat e dëshmorit Mirandën dhe Saranden ishte se ju do të jeni ato dy pasardhëset e babait tuaj që veprën trimërinë dhe sakrificën e babait tuaj ta tregoni më se miri përmes të arriturave tuaja .Ndërsa vajza Miranda përmes lotëve falënderoi të pranishmit dhe gjithë ata që dhanë kontribut që kjo ditë të shënohet më një veçanti me këtë dokumentar  dhe vendosjen e Bustit ,duke mos hekur dorë se një dit eshtrat e babit të kthehen në Kosovë.