Republika e Kosoves

Deçan

Deçani publikon të gjitha kontratat e prokurimit

2018/09/17 - 11:00

Komuna e Deçanit rritë transparencën dhe llogaridhënien duke bërë publikimin e kontratave   të nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme përmes zyrës së prokurimit.

Kryetari i Komunës së Deçanit , z.Bashkim Ramosaj,  kishte premtuar në debatin për kryetar të Komunave se gjatë mandatit të tije qeverisës të gjitha  kontratat që lidhen me operatorët do të publikohen dhe gjithçka do të jete transparente .

Publikimi i kontratave është duke u bërë tek rubrika: Prokurimit.