Republika e Kosoves

Deçan

,,Dita e Qethjes të Deleve 2019 ’’

2019/07/19 - 12:07

,,Dita e Qethjes të Deleve 2019 ’’

Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftojmë se me dt.20.07.2019 (e Shtunë), në kuadër të aktiviteteve ,,Ditët e Diasporës 2019’’Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve,2019 ‘’

I pranishëm në ketë aktivitet do të jetë Kryeministri i Republikë së Kosovës z.Rmush Haradinaj , kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , përfaqësues të Ambasadave nga Shqipëria dhe Mali i Zi Deputet , zyrtar dhe qytetarë.

Vlen të theksohet se kjo festë gjithmonë ka qenë traditë dhe ç’do vit organizohet me qëllim që t’i bashkojë gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët e komunës së Deçanit për të festuar, duke promovuar kulturën dhe traditën tone .

Aktiviteti fillon në ora 10:00, në bjeshkën e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës ‘’

 

Ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruara dhe elektronikë që të jen prezentë !

 

Zyra për informim KK-Deçan

Udhëheqësja e zyrës :Yllarta Thaqi

Kontakt: 045120715

Facebook: Komuna e Deçanit dhe Bashkim Ramosaj

http://kk.rks-gov.net/decan/