Republika e Kosoves

Deçan

Drejtori i DKA-së sot mbajti takim me Kryesinë e Këshillit të Prindërve në nivel të komunës së Deçanit

2019/04/24 - 5:02

Në këtë takim ku morën pjesë anëtarët e Kryesisë së këtij këshilli dhe drejtori i DKA-së z. Bekim Vishaj , ndërsa takimin e udhëhoqi kryetari i Këshillit të prindërve për Deçanin prof. Burim Bruqaj.

Gjatë takimit u debatuan çështje të ndryshme me interes për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në komunën tonë, me theks të veçantë koordinimi si dhe funksionalizimi i këshillave të prindërve në shkollat tona, në mënyrë që të funksionoj trekëndëshi Shkollë, nxënës,prindër. Nga të dy palët u bë e ditur se ekziston gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, qe ishin pjesëmarrës në takim u zotuan se do të luajnë rol të rëndësishëm në ndihmë te organizimit të procesit mësimor në komunën tonë, si dhe u dakorduan që takimet e tilla janë të arsyeshme dhe të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkollat tona.