Republika e Kosoves

Deçan

Drejtori i DKA-së takon të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Deçanit

2019/02/06 - 1:58

Drejtori i DKA-së  z.Bekim Vishaj , më bashkëpunëtor nga DKA-ja, kane mbajte një takim të përbashkët më drejtorët e SHFMU-ve, SHML-ve dhe SHMT-ve  të komunës së Deçanit .

Gjatë këtij takimi  janë diskutuar tema të përbashkëta si fillimi i gjysme vjetorit të dytë  shkollorë 2018 / 2019  dhe organizimi i procesit mësimorë , shqyrtimi i raportit të punës nga drejtorët e shkollave për vitin 2018 , analiza e përgjithshme e suksesit në gjysmë vjetorin e parë dhe pasqyrat e buxhetit për shkollat e komunës së Deçanit për vitin 2019.

Bekim Vishja , drejtor i DKA-së tha se unë jam jashtëzakonisht i kënaqur më mënyrën e komunikimit mes shkollave  konkretisht drejtorëve , udhëheqësve të shkollave dhe DKA-së , ndonëse jam në detyrë të re tash e  një muaj në bazë të këtyre raporteve del se është bëre një punë e mirë por kërkoi  që ky përkushtim për rritje të cilësisë mësimorë të rritet akoma më shumë. Nga DKA-ja nuk do të mungoi asnjëherë bashkëpunimi , jemi të gatshëm për të arritur suksese të përbashkëta .