Republika e Kosoves

Deçan

Dy dit radhazi në Deçan është mbajte Panairi ,,Deçani 2019 ’’

2019/07/20 - 7:39

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditëve të Diasporës 2019 , më 19 dhe 20 Korrik është organizuar panairi tashmë tradicional Deçani 2019

Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe  produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera  këtë vite është mbështetur vetëm nga komuna e Deçanit,  Zyra e Diasporës.

Hapjen zyrtare të panairit e bëri i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetari z.Sami Cacaj,  kryetar i komunës së  Ulqinit  z.Loro Nrekiq, me bashkëpunëtor , zyrtar komunal ,bashkatdhëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Panairi i dy ditor do jetë mundësi e mirë e bizneseve që ti prezantojnë produktet e tyre, por edhe të krijojnë mundësi të sigurimit të tregut në të ardhmen, për produktet e prezantuara këtu.

I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj në  hapej të panairit thasë “Këto ditë jemi përkushtua dhe jemi mundu mjaft që me i tregu krejt popullit të Deçanit e në veçanti  Kosovës që Deçani ka një perspektivë. Deçani ka një perspektivë sepse është një ndër komunat që lidhet me dy shtete fqinje edhe me Malin e Zi edhe me Shqipërinë dhe që duke e pas një jetë të vështirë nuk kemi mujt me shti në funksion potencialet dhe resurset që i kemi të përbashkëta e që është edhe koncept i  Bashkimit Evropian, Evropës Euro-Atlantike, për integrime evropiane dhe për zhvillimin e këtij rajoni”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i Ulqinit z.Loro Nrekiq tha se ,,Sot jemi bashkë  këtu  në Deçan për të dytën her për të qen pjesëmarrës të përbashkët si dy komuna të binjakëzuar, për të promovuar vlerat turistike tonat por edhe për tu njohur më afër me vlerat që ka komuna e Deçanit duke shtuar se  ne kur jemi këtu jemi në shtëpinë ton.

Në këtë panair për dy ditë radhas për nderë të pritjes së bashkatdhetarëve, bizneset vendore promovuan produktet dhe shërbimet që i ofrojnë duke filluar nga Komuna e Deçanit, Komuna e Ulqinit dhe biznese të ndryshme .

E veçanta e këtij panairi ishte se Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj , ketë vite ka nda mirënjohje për:

 

Z.Homdi  Lataj- Motivacion: Për bashkëpunimin më Komunën e Deçanit , dhe  kontributin e dhën në ndërtimin 15-të   shtëpive për qytetarët me nevojë në   Komunën  e  Deçanit…!

Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit  !

Z.Halil Kastrati -Motivacion: Për bashkëpunimin më Komunën e Deçanit , dhe  kontributin e dhen në ndërtimin 15-të   shtëpive për qytetarët me nevojë në   Komunën  e  Deçanit…!

Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit  !

Z.Rrustem GeciMotivacionin: Për kontributin  në  investimin e  Objektit  Kulturorë të mbrojtur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore në Komunën e Deçanit  dhe në ruajtjen e ambientit.

Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit  !

Z.Nexhat Mulaj -Motivacioni: Për kontributin e dhënë si Koreograf  në ruajtjen , kultivimin dhe afirminin e vlerave Kulturore Shqiptare në Shtetin Zviceran.

Faleminderit në emër të Komunës së Deçanit  !

 Z.Enver Pajazitaj -Motivacioni: Për përkrahjen  e komunës dhe mundësin e krijimit të vendeve të reja të punës  duke investuar në ndërtimin e biznesit të tije nga kursimet në shtetin Zviceran.

Faleminderit në emër të gjithë qytetarëve  të Komunës së Deçanit, dhe sukses të reja në zgjerimin e veprimtarisë biznesore që  direkt  ndikon në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Deçanit !

Z.Enver PajazitajMotivacioni: Për kontributin e dhënë si Koreograf  në ruajtjen , kultivimin dhe afirmimin e vlerave Kulturore Shqiptare në Shtetin Zviceran.

Faleminderit në emër të Komunës së Deçanit  !

Pos  ushqimeve vendore të cilat ishin përgatitur për mysafiret dhe të pranishmit panairin e begatuan edhe më vallen e tyre Grupi i Valleve nga Deçani nënë koreografin e Genc Tetaj.