Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajte dëgjim publik

2018/07/12 - 3:16

Përfaqësues institucional, përfaqësues nga GIZ, CEAE ,GAC ,BK-CONCULTING,KIWER , grupi punues  komunal për menaxhim e mbeturinave dhe qytetarë  të  shumtë sot kanë mare pjesë në dëgjimin publik ku dhe është ber prezantimi  i  Planit të Menaxhimit të Mbeturinave 2017-2021, i cili në mënyrë të veçantë specifikon zgjidhjet për organizimin dhe menaxhimin e mbeturinave në zonat urbane dhe rurale si dhe implementimi e  planit operativ 2017-2021.

Kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj , falënderoi organizatat për bashkëpunim, grupin punuese të cilët kanë punuar më një përkushtim të jashtëzakonshëm për finalizim të këtij dokumenti duke shtuar se  unë si  kryetar i komunës do të isha njeriu më i lumtur që ky projekt të realizohet në përpikëri dhe Deçani meriton të jetë qytet ekologjik siç i ka hije  .

Ndryshe rekomandimet e dala nga ky dëgjim publik , njëkohësisht edhe në dëgjimin e dytë i cili do të mbahet së shpejti do të inkorporohen në këtë dokument  dhe në fund të këtij muaji ky dokument do të  diskutohet në asamblenë komunale ku pritet të marrë edhe  miratimin e Asamblistëve  .