Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajte dëgjimi publik për autostradën e Dukagjinit

2019/01/23 - 3:40

Sot në Deçan është mbajtur debati publik për shqyrtimin e variantit më të mirë të autostradës së Dukagjinit ( Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren) me gjatësi 91-95 km. Sa i përket segmentit të Deçanit do të ketë tri hyrje: në Isniq ,Hulaj  dhe Ratavicë.
Në këtë debat morën pjesë kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj nënkryetari z.Sami Cacaj dhe Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj kryetari i komunë së Junikut z.Agron Kuçi.
Kryetari Ramosaj  tha se ky projekt është ndër projektet më të mëdha për komunën e Deçanit dhe se është tejet i lumtur për realizimin e këtij projekti, gjithashtu shprehu falënderime ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Lekaj për një projekt të tillë .
Nga ana tjetër ministri Lekaj tha se projekti i Autostradës së Dukagjinit është projekti më gjigand dhe më atraktiv që po realizohet nga qeveria Haradinaj. Ai gjithashtu i siguroj qytetarët se projekti i autostradës së Dukagjinit do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve të Europës.
Pas prezantimit të projektit nga kompania projektuese ,,Infra Plus’’  qytetarët dhanë komentet e tyre lidhur me këtë projekt madhor ku dhe morën përgjigjjjet e përgjigjjet e duhura nga zyrtarët përgjegjës.