Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajte diskutim publik për projekt Statutin e Komunës se Deçanit

2018/04/17 - 3:30

Në hapjen e këtij diskutimi , kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Haki Shehu , bëri të ditur se anëtarët e komisionit kanë mbajte disa takime duke dhënë kontributin për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Deçanit .Ndonëse  numri i pjesëmarrësve për diskutim publik ishte jo i kënaqshëm anëtarët e komisionit dhe vet kryesuesi dhanë sqarimet e duhura për pyetjet e parashtruara nga të pranishmit. Ndryshe Statuti është në diskutim publik në afatin prej 30 ditëve nga dita e mbledhjes kur është shqyrtuar propozimi për plotësim dhe ndryshim të statutit në leximin e parë nga dt.30.03.2018 deri më 30.04.2018.

Të interesuarit  propozimet e tyre më shkrim mund ti dorëzojnë në sekretarin e kuvendit çdo ditë punë nga ora 08 deri në 16:00.