Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajtë mbledhja e I-rë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/01/29 - 3:18

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Haki Shehah sot është mbajte mbledhja  e I-rë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Të pranishëm në ketë takim të parë të KPF-së ishin të gjithë anëtarët e këtij komiteti .Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e fundit e viti 2018 të gjitha pikat e parapara për diskutim janë shytuar sipas renditjes.

Për mbledhje propozoj këtë:

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Shqyrtimi propozimit të Planit të punës së Kuvendit për vitin 2019,
  3. Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2019,
  4. Shqyrtimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve,
  5. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit,
  6. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për ndarjen e 10,000 € si subvencionim për ndërtimin e shtëpive me donator për aspekt humanitarë,
  7. Shqyrtimi i Rekomandimit  të Komisionit për emërimin e rrugëve
  8. Shqyrtimi i propozim listës së vlerave të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit,
  9. Shqyrtimi i kërkesave,
  10. Të ndryshme.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës kanë mare edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së për diskutim në seancën e rregullt të asamblesë komunale e cila do të mbahet dt.31.01.2019, e enjte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.