Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajte mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2020/06/29 - 2:29

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Për mbledhje propozoj këtë:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.19.05.2020,

2.Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023,

3. Shqyrtimi i raportit për aktivitetet e Komunës gjatë kohës së pandemisë Covid-19,

4.Vlerësimi ekonomik i ndikimit të pandemisë COVID-19

5.Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për projektin Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive “Via Ferrata Deçani”, në shumën prej 20,000.00 €,

6.Propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.’Drini i Bardhë”, në shumën prej 11,000.00 €,

7.Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0,

8.Shqyrtimi i kërkesës së OVL në Deçan për  emërimin e vendit  Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”në vendin e rënies të 16 Dëshmorëve në Bjeshkë të Belegut,

9.Plani i Veprimit për Komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në Komunën e Deçanit 2020-2022,

10.Shqyrtimi i kërkesave,

11.Të ndryshme.

Të pranishëm në ketë takim të rregullt të KPF-së ishin  kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, që udhëheqi këtë takim anëtarët e këtij komiteti, Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,drejt të  drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës për diskutim .

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së njëkohësisht janë dhen edhe sqarime nga Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, po ashtu dhe drejtorët e dikastereve përkatëse  ndërsa pika e 7-të Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0, me miratim të anëtarëve të KPF-së është hekë nga rendi i ditës nuk do të diskutohet në Asamblenë Komunale .

Pikat tjera të rendit të ditës  kanë mare edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të trajtohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më dt.30.06.2020, e martë   në ora 10:00, në Sallën e Asamblesë Komunale.