Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajtë mbledhja e parë e Asamblesë komunalë për vitin 2019

2019/01/31 - 2:51

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Haki Shehaj sot është mbajte mbledhjen  I-rë e rregullt  të Kuvendit të Komunës së Deçanit. Të pranishëm në ketë seancë ishin i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj, ekzekutivi komunal , përfaqësues nga OSBE-ja etj.

Për ketë seancë ishte propozuar  ky rend pune :

 

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2019,
  3. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2019,
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve,
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit,
  6. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për ndarjen e 10,000 € si subvencionim për ndërtimin e shtëpive me donator për aspekt humanitarë,
  7. Shqyrtimi i Rekomandimit  të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve,
  8. Marrja e vendimit për miratimin e listës së vlerave të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit,
  9. Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale,
  10. Të ndryshme.

 

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar pika 1 dhe pika 2 e rendit të ditës janë miratuar unanimisht nga  të gjithë asmablesitët.

Seanca ka vazhduar më Shqyrtimin dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve.

Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli debat si tek pozita po ashtu dhe të opozita por lidhur më punën që është ber për këtë  rregullore nga komisioni i dalë nga Asambleja Komunale arsyeshmërin e dha znj.Lirije  Zukaj, kryetare e këtij komisioni lidhur më  ndryshimin e kësaj rregulloreje.

Pas debatit   kjo pikë e rendit të ditës është miratuar më shumicë votash nuk është votuar nga grupi parlamentar i LDK-së.

Pika e 5-të e rendit të ditës lidhur më  Shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit, për ketë pikë të rendit të ditës janë dhen sqarime nga Drejtori për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni, ku pas sqarimeve të duhura edhe kjo pikë e rendit të ditës më shumicë votash miratohet.

Pika e 6-të  është votuar unanimisht nga të gjithë asambleistët.

Pika e 7-të e rendit të ditës do të diskutohet në seancën e radhës për pos pikës nr. 4-të të Rekomandimit, me të cilin bëhet riemërimi i rrugës “Shpend Rexhaj” në fshatin Gramaqel, e cila deri tani është quajtur “Jagozi” ndërsa për të tjerat është kërkuar nga komisioni  që të plotësohen më dokumente shtesë dhe të diskutohet në seancën e radhës.

Pika e 8-të e rendit të ditës është votuar unanimisht.

Seanca ka vazhduar më pikën e rendit të ditës lidhur më  Formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale.

Komisioni sipas rregullores duhet të ketë 7 anëtarë: katër anëtarë nga Kuvendi i Komunës, një anëtar nga ekzekutivi, një nga shoqëria civile dhe një nga përfaqësuesit e fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane. Përbërja e komisionit duhet të përfaqësojë përbërjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës

Nga asambleja komunale komisioni ka këtë përbërje :

  1. Albana Lokaj –AAK
  2. Shkëlzen Haderxhonja –AAK
  3. Mon Selmonaj –PDK
  4. Uran Tolaj –LDK

Ndërsa edhe me tre anëtarë të tjerë, si përfaqësues të Ekzekutivit, OJQ dhe përfaqësuesit e fshatit  do të dorëzohen në sekretarinë e Kuvendit.

Në të ndryshme janë ngritur edhe disa çështje nga anëtarët e Kuvendit për të cilat ka dhënë përgjigjet e duhura nga  Kryetari i Komunës dhe  nga zyrtar tjerë kompetent .