Republika e Kosoves

Deçan

FCG Swedish Development AB, do të bashkëpunoi me komunën e Deçanit

2018/04/17 - 1:48

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, Drejtoir i Urbanizmit z.Ramë Melaj, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj.Syzana Mustafaj , Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik znj.Fitore Shala dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë pritur në takim  z.Jorge Maluenda V. menaxher i projekteve të FCG Swedish Development AB, dhe Drejtorin e Parkut Nacional z.Fatmir Morina, me të cilët biseduan për Hartimin e Planit Menaxhues Mjedisor të Bjeshkëve të Nemuna, të cilat janë pjesë në territorin e Komunës së Deçanit.

FCG Swedish Development do të na ofrojë ndihmë teknike në hartimin e këtij plani, si trajnime, ekspertizë dhe forma të ndryshme që e lehtësojnë punën e komunës në përgatitjen e Planit të Menaxhimit Mjedisor të Bjeshkëve të Nemuna. Kryetari i Komunës së Deçanit shpreh vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për hartimin e planit duke qen falënderues  për një nismë të tillë mbase komuna e Deçanit në fokus  zhvillim e turizmit dhe bujqësisë.