Republika e Kosoves

Deçan

Fillon Montimi i Kamerave në Qytet

2022/10/06 - 9:11

Ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në qytetin e Deçanit!

Realizimi i projekteve në të mirë të qytetit tonë nuk ka të ndalur. Instalimi i kamerave të sigurisë në qytet është investimi i radhës.

Ky projekt garanton më shumë siguri për pronën dhe qytetarët e komunës tonë si dhe do të ndihmojë në parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve , meqë në këtë zonë edhe frekuentimi i qytetarëve është më i madh.