Republika e Kosoves

Deçan

Fizikantët e Rinje nga Deçani kanë marrë pjesë në Garat e XX-ta Republikane

2019/03/11 - 11:46

Ditë më parë Drejtoria Komunale për Arsim në Deçan ka organizuar dhe ka mbajtur “GARËN E FIZIKANËVE TË RINJ”, në nivel komunal. Nga këto gara të mbajtura janë përzgjedhur edhe nxënësit më të mirë ku kanë përfaqësuar komunën e Deçanit në Garat e XX-ta Republikane të Fizikantëve të Rinj.
Gjatë pjesëmarrjes në garat e XX-ta Republikane këta nxënësit u shoqëruan edhe Drejtoi i DKA-së z.Bekim Vishaj .
Nxënësit të cilët përfaqësuan komunën e Deçanit dhe sollën edhe rezultate ishin Enis Tahiraj ( SHFMU “Drita” -Gramaqel), nx. Alketa Zekaj,Hygerta Hulaj, Ardi Avdimetaj dhe Fluturim Ramaj (Gj. “V. Frashëri”), suksese !