Republika e Kosoves

Deçan

Gjatë vikendit u mbajtën garat ndërkombëtare të Matematikës “MATH KANGAROO 2019”

2019/03/25 - 11:43

Të shtunën me dt. 23.03.2019  në SHFMU “Lidhja e Prizrenit’ në Deçan, në nivel komunal u mbajten gara ndërkombëtare e Matematikës “MATH KANGAROO 2019”, me pjesëmarrës:  nxënës nga klasa e II-të deri tek kl. IX-të ( SHFMU) dhe nxënës nga kl. X-të  deri kl. XII-të ( SHML). Gjithsej garues ne të gjitha nivelet ishin 89 nxënës. Nxënësit kanë marrë pjesë vullnetarisht pa ndonjë klasifikim (përzgjedhje) paraprak, të gjithë ishin nxënës qe shprehnin interesim për shkencën e matematikës. Me garën udhëheqën koorinatorja e projektit prof. Shpresa Bala-Ramosaj dhe  prof. Ajete Balaj.

Për ecurinë e garës u përkujdes edhe drejtoria e SHFMU “ Lidhja e Prizrenit” në Deçan, me këtë rast Drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, falënderoi  organizatorët  për organizimin e mirë të garës, njëkohësisht nxënësve garues ju uron suksese në këtë garë dhe në organizimet tjera të tilla me karakter garues.