Republika e Kosoves

Deçan

Janë mbajte garat e skijimit,,Kupa e Gjeravicës 2019’’

2019/03/10 - 2:02

Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare të Kosovës ketë vikend kanë mbajtur garën e skijimit ,, Kupa e Gjeravicës 2019’’ .

Këto Gara janë mbajte për  kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë  senior në disiplinën e sllallomit (SL)të madh (GS).

Kësaj ngjarje më rendësi për komunën e Deçanit ju bashku edhe Kryeministri i Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj ,Ministrat z.Pal Lekaj dhe z.Rrustem Berisha , deputeti z.Daut Haradianj ,i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj, ekzekutiv komunal , asamblesitë ,Federata e Skijimit, grupet garuese , dashamir të sportit dhe qytetar të shumt.

Kjo është hera e tretë që organizohen garat e skijimit në këto bjeshkët të bukura të Belegut.

Me ketë ratë kryeministri Ramush Haradinaj tha se :’’Unë jam i gëzuar që jam këtu pikërisht në Bjeshkën e Belegut dhe simbolikisht po marr pjesë në garat e skijimit,, Kupa e Gjeravicës 2019’’   këtu në bjeshkën e Belegut , më vjen mirë që skitaria e Kosovës po avancon dhe  besoi shumë që më këto resurse të mira që i kemi do të nxjerrim edhe kampion dhe fitues olimpik tha Haradinaj ‘’.

 

Ndërsa kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se: ’’Është  promovim i resurseve dhe potencialëve që ka komuna e Deçanit. Në si institucion Komunal në bashkëpunim më Federatën e Skitarëve të Kosovës, jemi në bashkëpunim të mirë për realizimin e këtyre garave është hera e tretë që këto gara organizohen në këto bjeshkë  ku dhe po behet prezantimi i turizmit në këto anë ndërsa  po du me besu se jemi në rrugë të mbarë që të bëjmë edhe elektrifikimin e kësaj bjeshke brenda këtij viti në bashkëpunim më  KEDS-in,  në bashkë participim më komunën, po ashtu  më krijimin e kushteve klimatike do të vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugës për ne Bjeshkë .Jemi duke ber përpjekje maksimale që  të promovohen potencialin dhe bukurit e bjeshkëve të komunës së Deçanit e kjo behët edhe duke ju krijuar kushte  qoftë më rrugë apo edhe me elektrifikim tha Ramosja ’’

 

Milaim Kelemendi –Kryetra i Federatës së Skijimit tha se jam këtu për here të tret në organizmin të këtyre garave ky vend i plotëson të gjitha kushtet  për të gjitha disiplinat për mbajjen ekëtyre garave. Ndina mirë në këto vende të bukura qa ka komuna e Deçanit dhe besoi se shumë shpejt kjo pistë do të jetën njëra nder pistat më të frekuentuara në Kosovë..

Ndërsa kryetari i këshillit organizativ Dr.Selmon Berisha, tha se më një përkushtim të jashtëzakonshëm kemi punuar që sot të sjellim  rezultatet në këto gara njëkohësisht duke promovuar edhe turizmin në Bjeshkët e Deçanit .

Sipas ekspertëve të kësaj fushe në bjeshkën e Belegut brenda një minute mund të lëshohen 22 mijë skiatorë në të gjitha disiplinat e skijimit.