Republika e Kosoves

Deçan

Janë nda 1 milion euro për shpronësimin e pronave në Deçan

2019/01/03 - 2:43

 Qyteti i Deçanit në vitin 2019 do të dukët  ndryshe ketë e bëri të ditur i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj I cili tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka  miratuar kërkesën e Komunës së Deçanit për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 923,420,00 euro nga buxheti për nevoja të kompensimit gjatë shpronësimit të pronave private dhe objekteve.

Kjo për të realizuar projektin “Ndërtimi i Qendrës së Qytetit të Deçanit, konkretisht rrugës ,,Luan Haradinaj’’ dhe ,,Dëshmorët e Kombit’’.

Ky dokument është nënshkruar nga kryeministri i Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj më 30 Tetor 2018.

Në këtë dokument bëhet e ditur se pagesa e pronave sipas vlerës mund të bëhet nga mjetet e shpronësimit pas miratimit të vendimit përfundimtar nga kryetari i komunës dhe aplikimit të pronarëve konform dokumentacionit pronësor-juridik.