Republika e Kosoves

Deçan

Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it (RC-W) dhuroi një donacion më maska , doreza dhe dezinfektues për Komunën e Deçanit

2020/06/23 - 1:51

Shefi i Shtabit Emergjent z.Izet Zenuni, bashkë më drejtorin e shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale z.Musa Berisha , Drejtorin e QKMF-së z.Selmon  Berisha si dhe zyrtar nga Stacioni Policorë në Deçan, kanë pranuar një donacion nga Komanda  Rajonale Përendim e KFOR-it (RC-W) , konkretisht nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim Kolonel.Natale Gatti.

Ky donacion i cili përmban 10 paketime më doreza, 2 termometra, 10 përmbajtje më dezinfektues dhe 500 maska kirurgjike do të ju ndahen Policisë dhe QKMF-së në ketë kohë Pandemie të COVID-19.

Më ketë rast drejtori i Shëndetësisë z.Musa Berisha, e falënderoi Kolonel.Natale Gatti dhe Komanda  Rajonale Perëndim e KFOR-it (RC-W)  për ketë donacion i cili është mese i domosdoshëm në ketë kohë Pandemie COVID-19 në të cilën po kalon jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota ,ani pse në komunë e Deçanit fatmirësisht gjendja vazhdon të jetë nën kontroll dhe nuk kemi asnjë raste të infektuar .Berisha tutje tha  se bashkëpunimi më KFOR-in është mesë i domosdoshëm jo vetëm në misionin e

sigurisë që kanë  por edhe në fushat tjera sikurse sot .

Edhe Kolonel Gatti the ne pos misionit tonë për paqe që kemi, jemi munduar që të jem afër qytetareve në forma dhe mënyra të ndryshme më aq sa kem mundësi , e ky donacion sot besoi së sadopak do të ju shërbej si për QKMF-në , policin dhe Institucionin komunal në ketë kohë Pandemie.