Republika e Kosoves

Deçan

Komiteti i komuniteteve mbajti takimin e dytë për vitin 2019

2019/02/15 - 1:19

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e dytë  të rregullt   të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti , përfaqësuesve të , OSBE-së. dhe UNMIK-ut.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, zyra e ZLK-së z.Shaban Pejqinoviq  bëri të ditur se që nga takimi  i kaluar nuk kemi pranuar ndonjë krekës apo ankesë nga përfaqësues të komuniteteve  që vlen të ceket në ketë takim.

Pas raportimit të ZLK-së  kryesuesi I këtij komiteti bëri të ditur se ka mbajte një takim më OSBE-në ku është diskutuar për planin e veprimit për vitin 2019  nga ky komitete , për çka u diskutua edhe gjatë këtij takimi se dukët të hartohet plani I punës së këtij komiteti në mënyrë që të orientohen për takimet që do të mbahen brenda vitit 2019.

Ndryshe në ketë takim kryesuesi tha se jemi në pritje të një përgjigjje për kërkesat të cilat I janë drejtuar direkt zyrës së Komuniteteve në Prishtinë mbase deri më tani asnjë përgjigjje nuk kemi marrë . Nga ky takim nuk doli asnjë rekomandim që vlen të theksohet.