Republika e Kosoves

Deçan

Komiteti për Komunitete Mbajti Takimin e Radhës

2022/07/15 - 8:14

Në sallën e Kuvendit të Komunës, sot u mbajt takimi i rregullt i Komitetit për Komunitete.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z.Shkëlzen Berisha. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues të OSBE-së dhe zyrtarë komunal.
Pasi u aprovua procesverbali nga mbledhja e kaluar, z.Shaban Pejqinoviq në raportin e tij nga ZLK-ja, tregoj që gjatë muajit i kanë pranuar tri palë, të cilave u kanë ndihmuar në kërkesat e tyre, poashtu kanë pasur një rast të riatdhesimit të një qytetari nga Deçani.