Republika e Kosoves

Deçan

Komuna e Deçanit dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje për inicimin e projekteve për efiçiencë të energjisë elektrike në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj ‘’ në Deçan

2020/09/10 - 2:45

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj , ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala ku edhe është nënshkruar marrëveshja për inicimin e projektit për efiçiencë të energjisë elektrike në QKMF.
Me arritjen e kësaj marrëveshje , Komuna e Deçanit do të përfitojë projekt për ta pajisur me masa efiçiente Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan .
Kësaj marrëveshje i paraprinë, grupi punues nga ekspertët i formuar nga komuna, të cilët kanë aplikuar në emër të Komunës për këtë projekt, i cili i ka plotësuar kriteret sipas FKEE dhe ësht harmonizuar me Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë.