Republika e Kosoves

Deçan

Komuna e Deçanit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi më MZHE

2019/02/08 - 2:02

Zhvillimit Ekonomik z.Valdirn Lluka .Ata  bashkë kanë nëshkruar një mëmoranduma  bashkëpunimi për  “Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së energjisë”.

Në konferec për media kryetari Ramosaj ndër të tjera tha se : ky është një fillim i mbarë dhe se përveç kësaj marrëveshje ka edhe disa tema tjera që duhet biseduar për komunën e Deçanit.

“Kemi pas një takim pune, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për efiçiencë. Po besoj që kemi edhe 4-5 tema tjera gjatë vitit  për t’i futur në funksion për komunën e Deçanit. Është fillim i mbarë po besoj që në të ardhmen kemi me pas edhe bashkëpunim që qytetarët me pas produkt që e kemi parashikuar për vitin 2019-të me arrit”, tha Ramosaj.

Ministri Lluka tha se përveç ndikimit publik me efiçiencë, do të krijojnë edhe kapacitete rezervë për ujë të pijes.

“Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për të bërë ndriçim publik efiçient për Deçanin. Do të shikojmë mundësi për të krijuar kapacitete rezervë të ujit të pijes sepse Deçani ka nevojë për kapacitete shtesë të ujit. Do të shikojmë mundësit  të rigjenerimit të ujit për hidro dhe  mbulimin  për rrjetet e energjisë elektrike në disa vende. Për efiçiencë kemi ndarë 46 mijë euro. Kjo është llampa e parë pastaj do të fillojmë me zgjerimin e saj”, tha ministri Lluka.

Të dyja palët ditë më parë kanë realizuar edhe një takim të përbashkët ku kanë diskutuar edhe për këto tema

  1. Ndriçimin publik efiçient,
  2. Finalizimin e ndërmarrjes publike lokale “Higjiena”.
  3. Investimet shtesë në kanalet e ujitjes për fshatrat e komunës sonë, përmes ndërmarrjes publike qëndrore “Drini i Bardhë”.

Ndërsa sot kanë vizituar edhe vendet ku bashkë do të behët financimi i projekteve të përbashkëta mes komunës Deçanit dhe MZHE.