Republika e Kosoves

Deçan

KOMUNA E DEÇANIT NJË NDËR KOMUNAT PËRFITUESE TË PAJISJEVE TË KËRKIM-SHPËTIMIT MALOR

2024/09/18 - 7:32

KOMUNA E DEÇANIT NJË NDËR KOMUNAT PËRFITUESE TË PAJISJEVE TË KËRKIM-SHPËTIMIT MALOR
Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar sot marrëveshje me Agjensinë Italiane për Zhvillim dhe Kooperim, për pranimin e pajisjeve të shpëtimit malor në kuadër të projektit #NaturKosovo, si një ndër komunat përfituese.
Ky bashkëpunim, me të cilin është themeluar edhe Stacioni i Kërkim-Shpëtimit malor ka qenë shumë i domosdoshëm për komunën tonë, i cili do të ofrojë shërbime dhe në veçanti siguri për të gjithë qytetarët!
Stacioni i Kërkim-Shpëtimit malor në Deçan gjindet në Qendrën Informuese Turistike – Visit Deçani.
Projekti #NaturKosovo do të sjellë një transformim të rëndësishëm në sektorin e turizmit të Deçanit, duke e bërë këtë qytet një destinacion tërheqës dhe të mirëpritur për turistët nga e gjithë bota.
Falënderojmë të gjithë akterët dhe donatorët e këtij projekti për bashkëpunimin dhe mbështetjen!