Republika e Kosoves

Deçan

Komuna vazhdon ti përjetësoi Heronjtë në Lapidar për të mos e harruar të kaluarën

2020/08/23 - 1:13

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj bashkë  më  Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit z.Ramush Haradinaj,dhe kryetarin e OVL-UÇK-së Kolonel.Abdyl Mushkolaj, dhe familjen Ferizaj kanë ber zbulimin e Lapidarit të Dëshmorëve Haxhi, Agron e Skënder Ferizaj në fshatin Kodrali. Haxhiu dhe Ryva i dhanë Kosovës të dy bijtë e tyre. Haxhi Ferizaj, veteran i arsimit, së bashku me djemtë, Agronin të rënë me 1984 dhe Skënderin të rënë me 1999, u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali. Familjet atdhetare ishin ato që mbajtën gjallë Atdheun dhe shpresat e popullit shqiptar për liri me breza të tërë.

Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, Haradinaj  iu kam dhuruar medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve dhe Ilirit, i biri i dëshmorit Skënder Ferizaj, kryefamiljar që jeton me dhembjen, krenarinë dhe trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij. Përderisa Atdheu ka familje të tilla, liria është e sigurt. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!Respekt i përjetshëm për familjen Ferizaj

I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se ’’Sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit , do të shërbej si udhërrëfyes në shtegëtime të gjata për realizimin e idealeve tona të mëdha’’

Lavdi përjetësisht!