Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, priti në takim drejtorin e Zyrës së CNVP-së për Kosovë zt. Xhevat Lushi

2019/01/23 - 3:11

Kryetari i Komunës zt.Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësues nga organizata “CNVP” në Kosovë. Organizatë kjo, e cila merret me menaxhimin e pyjeve të qëndrueshme dhe energjinë e ripërtëritshme bazuar në biomasë. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e pilot-projektit për instalimin e ngrohjes së decentralizuar përmes përdorimit të biomasës-ashklave. Mundësi bashkëpunimi midis partneriteteve publiko-private, ku të gjithë akterët do të bashkëpunonin për krijimin e kushteve më të favorshme që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të Deçanit! CNVP, sjellë përvojat nga Austria përmes ekspertit për rritjen e prodhimit të biomasës dhe përdorimin e saj për të gjeneruar energji për t’i zbutur ndryshimet klimatike.