Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit, ka pritur në takim anëtaret e ish-Batalionit shqiptaro –amerikan të UÇK-së ,,Atlantiku’’

2019/04/17 - 6:49

Kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj ,më bashkëpunëtorë  kanë  pritur  në një takim anëtarët e ish – Batalionit shqiptaro – amerikan të UÇK-së “Atlantiku”, tashmë të strukturuar si Shoqata shqiptaro – amerikane “Atlantiku”, djem e vajza të cilët gjatë luftës në Kosovë lanë Amerikën për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri.

Ata bashkë më Kryetarin Ramosj, kol.Abdyl Mushkolaj , Gjeneralin.Daut Haradinaj , kanë ber homazhe tek shtatorët e Heronjve në Deçan dhe në kompleksin memorial, Dëshmorët e Kombit ‘’ në Gllogjan.

Duke kujtuar momente nga ditët e luftës, kryetari Ramosaj tha se lajmi për mobilizimin dhe ardhjen në Kosovë të Batalionit “Atlantiku”, ka qenë një lajm i mirë dhe një motiv shtesë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me vetëmohim po luftonin pa ndërprerë në Kosovë.
Kryetari Ramosaj ka folur edhe për aktualitetin dhe angazhimin konkret në komunën e Deçanit, me ç ‘rast ka bërë të ditur se qeverisja lokale, por edhe tërë qytetarët pa përjashtim po bëjnë përpjekje për zhvillimin e përgjithshëm lokal, një proces ky që nuk është edhe aq i lehtë, duke pasur parasysh të shkuarën shumë të rëndë dhe atë që komuna e Gjakovës ka përjetuar tash e 20 vjet.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Batalionit, konkretisht shoqatës “Atlantiku”, mes të cilëve edhe admiral Skënder Doçi, ish – komandanti i parë dhe Gani Shehu, komandanti i luftës së këtij Batalioni, kanë thënë se e vlerësojnë lartë punën dhe përkushtimin e secilit që angazhohet për një Kosovë më të mirë, teksa kanë shtuar se dëshirojnë që në vizitat tjera, Kosovën e në këtë rast edhe Gjakovën ta shohin edhe më mirë dhe edhe më të zhvilluar.
Pjesë e delegacionit shqiptaro – amerikan ishte edhe Mark Gjonaj, anëtari i Asamblesë Shtetërore në Neë York, i cili gjithashtu tha se institucionet shtetërore, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të angazhohen që Kosovën ta bëjnë një vend edhe më të mirë për të jetuar.
Ndryshe, delegacioni i shoqatës “Atlantiku”, po qëndron në Kosovë dhe në Shqipëri, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” dhe pjesëmarrjes direkt të këtyre djemve dhe vajzave në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.