Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

2019/03/21 - 5:46

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj ,me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian z. Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë.
Kryetari Ramosaj i njoftoj më zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Deçanit me theks të veçantë projektet madhore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit.
znj. Ukimeraj e përgëzoi Kryetarin e Komunës së  për punën e bërë,duke e inkurajuar që të punoi më teper në rritjen e transparecës komunale në mënyr që të jëmi edhe përfitues të projketeve nga MAPL.

Ndërsa z. Cukaj deklaroj se Ministria të cilën ai e përfaqëson është e gatshme të përkrahë Komunën e Deçanit në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me fondet e Bashkimit Evropian.