Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj dhe MMPH znj.Albena Reshitaj, nënshkruan memorandum për realizim të projekteve milionëshe në Deçan

2018/04/13 - 5:53

Ndonëse komuna e Deçanit ka potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e turizmit , qoftë veror apo dimërore , ka hapësira për investime në sektorë të ndryshme vullneti për të qen sa më afër realizimit të projekteve ne të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit po vazhdon të konkretizohet më anë të nënshkrimit të Marrëveshjeve apo memorandumeve për realizim të projekteve .

Sot kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë znj.Albena Reshitaj më bashkëpunëtorë , ku i pranishme ishte edhe Drejtori i Ndërmarrjes Regjionale në Pejë,, Hidrodini’’ z.Agron Tigani

Ata bashkë kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancim të projekteve mes komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë .

Për herë të parë vizitova komuna e Deçanit dhe po ndihëm jashtëzakonisht mirë se bashkë më kryetarin e kësaj komune z.Bashkim Ramosaj, do të realizojmë  projekte kapitale

Në bashkë kemi nënshkruar dhe do  të realizohen këto projekte:

Rregullimin e shtratit të Lumëbardhit në Deçan në vlerë prej 3 milion € është projekti më i madhe që i sjellim komunës së Deçanit, ku dhe u informova që është projekti më i madh që ndonjëherë ka ndodhë në komunë e Deçanit, ky projekt do të nis ketë vit ku do të investohen 500 mijë € dhe do të përmbyllet në vitin 2020 .

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Irzniq konkretisht në lagjen e Mushkolaj në valer prej 100 mijë € ,

Ndërtimin e Ujësjellësit në fshatin  Strellc në vlerë 320 mijë €

Projekt kanalizimi në qytetin e Deçanit vlera 60 mijë  €

Rregullimi i hapësirave gjelbëruese të Verrat e Llukës në vlerë 50 mijë €

Ujësjellësi për 10 fshatrat dhe kyçja a tyre për ketë vit vlera50 mijë  €

Këto projekte janë vetëm fillimi për komunë e Deçanit dhe komunat tjera të cilat kanë qen të lëna anash nga qeveritë e kaluara  .Dëshiroi që komuna e Deçanit te jetë komuna shembull për mengjim të projekteve .

Jemi në dijeni se është degraduar tej mase shtrati i Lumëbardhit të Deçanit dhe jemi në përfundim të krijimit të një strategjie të  trajtimit të këtij problemit, po ashtu do të mundohemi që bashkë më komunë e Deçanit Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të bëjmë investime edhe në parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna.

I bindur se të gjitha këto projekte do të nisin se shpejti duke falënderuar Ministren Reshitaj dhe qeverinë Haradinaj, për ndarjen e mjeteve në realizim të këtyre projekteve kryetari Ramosaj tha se besoi se Deçani do të shndërrohet në një qytete që ka merituar prej shumë kohësh.

Jam shumë i bindur që bashkë me Ministeshën do të realizojmë këto projekte por edhe projekte tjera sidomos në bjeshkët  tonë të cilat ofrojnë potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e turizmit dhe sporteve dimërore .Ne nuk do të ndalemi vetëm me këto projekte kemi edhe projekte tjera të cilat janë në procedurat e tenderimit për çka u jam shumë mirënjohës të gjithë akterëve të cilët kanë  punuar në ketë drejtim tha kryetari Ramosaj duke shtuar se  nënshkrimi i Marrëveshjeve të bashkëpunimit ka qenë vetëm hapi i parë .

Pasi që është diskutuar edhe për gjendjen e degradimit të Lumëbardhit kryetari Ramosaj dhe  Ministrja  Reshitaj kanë parë nga afër gjendjen e Lumbardhit ku besojnë se në bazë të strategjisë që do të krijojnë do të gjejnë edhe formën e trajtimit .