Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,ka prit në takim Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi .

2018/09/07 - 2:49

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetari z.Sami Cacaj , Deputetja e AAK-së znj.Teuta Haxhiu dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim  Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Shyqiri Bytyqi së bashku me Këshilltarin e tij politik z.Shkodran Imeraj dhe stafin përcjellës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për projekte të përbashkëta që janë duke u implementuar këtë vit në komunën e Deçanit, për projektet ne vazhdimësi dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2019.

“Ne kemi diskutuar të gjitha temat që lidhen me arsimin sidomos për aspektin e infrastrukturës shkollore si dhe për problematikat, edhe të cilësisë së arsimit, mirëpo edhe për të gjitha telashet që po e përcjellin sistemin e arsimit, qoftë për numrin e vogël të nxënësve, qoftë njerëz të shumtë të Deçanit të cilët janë profilizuar, kanë mbaruar fakultetin dhe adresa e parë është komuna për me gjet një vend pune… Këtë vit në Deçan kanë nisur të ndërtohen dy shkolla të reja, katër shkolla të reja iu kanë nënshtruar programit të efiqencës dhe po mendojmë që për vitin tjetër buxhetor me i përcaktuar prioritetet investive në infrastrukturën që shkollat në Deçan me qenë me një standard”, theksoi Ramosaj.

Edhe Ministri Bytyqi tha se; “Në këtë takim biseduam për gjendjen e përgjithshme në komunën e Deçanit, me theks të veçantë biseduam për çështjen e sistemit arsimor këtu në Deçan, për nevojat që ka ky sistem për infrastrukturë dhe bashkëpunim. Ne shprehëm gatishmërinë që të bashkëpunojmë me kryetarin, me DKA-në në fushën e sistemit arsimor këtu në komunën e Deçanit edhe në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore por gjithsesi shprehëm gatishmërinë që të jemi sa më afër në mënyrë që në shkollat e Deçanit të jetë suksesi ai që të gjithë ne po pretendojmë për një standard dhe cilësi shumë më të lartë se që kemi aktualisht”, tha Bytyqi.

Ndryshe gjatë kësaj vizitë kryetari Ramosaj më bashkëpunëtor dhe Ministri Bytyqi  kanë vizituar tri shkolla në komunë e Deçanit .Dy shkolla model  Shkollën  e Mesme Profesional Teknike “Tafil Kasumaj”, në Deçan,ku janë pritur nga drejtori i kësaj vatre diturie z.Zenel Kasumaj dhe personeli mësimorë ,SHFMU  “Isa Boletini”, në Isniq” ku janë pritur nga drejtori i kësaj vatre diturie z.Shaban Mehmetaj, personeli i kësaj shkolle dhe nxënësit si dhe  SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan ku janë pritur nga drejtori i kësaj shkolle z.Betim Qorraj nxënsit mësimdhënisit dhe bashkëpunëtoret dhe  janë njohur për së afërmi më nevojat e kësaj shkolle e cila ka 1000 nxënës dhe kushtet në këtë shkollë për mbarëvajtjen  e mësim nuk janë të mira.