Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për platformën online ndreqe.com

2018/04/25 - 3:17

Kryetari i Komunës  z. Bashkim Ramosaj  ka pritur në takim Organizatën Jo-Qeveritare Demoracy Plus (D+) të përfaqësuar nga Jetmir Bakija dhe  Dardan Ballata. U nënshkrua Memorandumi I Bashkëpunimit për platformën online  ndreqe.com. Qëllimi kryesor  i platformës është të nxitë vlerat dhe praktikat demokratike si dhe politika që do të ndërtojnë një shoqëri aktive deçanase. Në platformën  online ndreqe.com,  qytetarët  mund të adresojnë ankesat e tyre online për problemet e identifikuara në: mbeturina, ndreqim publik, infrastrukturë rrugore etj.

Platforma e bënë të lehtë për komunën që  të rregulloj një problem të raportuar apo të identifikuar nga qytetaret duke treguar lokacionin e saktë  në komunë dhe një fotografi  për gjendjen, ku  zyrtari përgjegjës komunës duhet të raportoi për rregullimin e problemit  duke bashkangjitur më fotografi.

 Pas nënshkrimit të memorandumit  Organizatën Jo-Qeveritare Demoracy Plus (D+) do të mbaj  një takim informues më zyrtarët përgjegjës që  do të raportojnë në platformën ndreqe.com.