Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

2023/01/25 - 10:16

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij priti në takim përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku u prezantua procesi, përgatitjet dhe zhvillimet e reja në projektin e Regjistrimit të Popullsisë, i cili planifikohet të mbahet këtë vit, përkatësisht nga data 01.09.2023 e deri më 16.10.2023.

 

Regjistrimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes.

 

Komuna e Deçanit do të zbatoj në tërësi vendimin e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, duke e formuar komisionin komunal për realizimin e këtij regjistrimi, i cili do të zbatoj në tërësi përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara, si dhe do të përdoren të gjitha kapacitetet që kemi si komunë për regjistrimin e plotë të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

 

Ky regjistrim ka rëndësi të madhe për vendin, andaj ne si komunë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen dhe të gjithë mekanizmat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti.