Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës Ramosaj-Demhasaj në Carrabreg

2018/07/16 - 1:31

Kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku më nënkryetarin z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor të tjerë  kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës Ramosaj-Demhasaj në Carrabreg i Ulët

Kryetari Ramosaj, theksoi se këto punime mjaft të rëndësishme që janë duke ndodhur në këtë pjesë janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të kësaj pjese.

Poashtu Ramosaj  theksoi që së bashku me stafin jemi duke u kujdesur që të gjitha projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Deçanit të realizohen sipas standardeve të parapara në planet implementuese. Ndryshe asfaltimi i rrugës Ramosaj –Demhasaj në Carrbreg të Ulët më gjatësi 3 kilometra e 100 metra, duke përfshirë edhe degëzimet anësorë të këtyre rrugëve.
Ky investim është nga Ministria e Infrastrukturës rrugore në bashkëpunim më Komunën e Deçanit.