Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj inspekton punimet e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Lumbardh

2018/06/06 - 1:54

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj bashkë më drejtorin e Administratës z.Jashar Dobraj dhe ndërtimtaren znj.Hyse Dinaj kanë inspektuar punimet e fazës së tretë të kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Lumbardhë .Ky projekt është në përfundim të një segmenti të mbetur në gjatësi 250 metra por kërkesë e qytetarëve të këtij vendbanimi është që edhe 300 metra tjera në dy lagje te reja të ndërtohet kanalizimi dhe të përmbyllet si projekt në tersi për ketë fshat .Mbetet të shihet a do të aprovohet kërkesa e drejtuar në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për 10% për punët shtesë .Ndryshe kryetari Ramosaj tha se “Te gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Deçanit do të realizohen me kualitet dhe sipas standardeve të parapara në planet implementuese.