Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj Priti në Takim znj. Aideen O’Leary, drejtoreshë e Organizatës Humanitare Bothar

2023/03/09 - 5:16

Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Rifat Stojkaj dhe përfaqësuesit e OZHR “ Mëshqerra ”, kemi pritur sot në takim znj. Aideen O’Leary, drejtoreshë e Organizatës Humanitare Bothar, nga Shteti i Irlandës, e cila është donatore e dy kontigjentëve me Mëshqerra Barrëse qe kemi shpërndarë për fermerët e komunës së Deçanit.

Së bashku u dakorduam që të vazhdojmë edhe me kontingjentë të tjerë, në përkrahje për fermerët tanë në veçanti dhe zhvillimin e blegtorisë në përgjethësi.