Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj ndanë mirënjohje të veçanta për Policinë e Kosovës

2019/01/25 - 10:35

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më ekzekutivin komunal , ka pritur në takim Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Tog.Nysret  Xhurkaj si dhe Shefin e hetimeve Tog.Alberim Mujaj .

Duke e çmuar lartë bashkëpunimin mes institucionit Komunal dhe Policisë , po ashtu policisë dhe qytetarëve  për rendin dhe sigurinë , për zbardhjen e rasteve të shumta gjatë vitit 2018 dhe në fillim të këtij vitit 2019  kryetari Ramosaj sot ndau dy mirënjohje .

Për : Stacioni Policor në Deçan

Më motivacion

Për bashkëpunimin e ndërsjelle me institucionin Komunal, dhe për sigurinë e qytetarëve të komunë tonë.

Këtë mirënjohje e pranoi Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Tog.Nysret  Xhurkaj.

Më motivacion

Për aktin e tyre shumë profesional të kryer në shërbim të mbrojtës së jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Këtë mirënjohje e pranoi Shefi i hetimeve Tog.Alberim Mujaj .

Kryetari Ramosaj e çmoi angazhimin policor në fushën e sigurisë duke i ber qytetarët e komunës së Deçanit të ndihën të sigurte ndërsa stafi komandues i stacionit policor Deçan, falënderoi kryetarin Ramosaj dhe ekzekutivin komunal   për mirënjohje, ndërsa u zotua se angazhimi dhe veprimet policore do të vazhdojnë të jenë komfor autorizimeve në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë në interes të sigurisë.