Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi më QMG

2019/05/23 - 12:50

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim znj.Ardita Ramizi Bala, nga OMG-(Qendra për Mirëqenien e Gruas), ku kanë nënshkruar një  Memorandum Mirëkuptimi  në mes të komunës së Deçanit dhe Qendrës për Mirëqenien e Gruas Strehimore për Viktimat e Dhunës .

Qëllimi i këtij memorandumi është për te përkrahur QMG me mjete financiare për të ofruar shërbime te strehimit , rehabilitimit dhe re integrimi për gra e  fëmijë viktima të dhunës ne familje të Komunës së Deçanit.

Në bazë të këtij Memorandumi  komuna do të mbuloj shpenzimet e QMG, strehimores bazuar në planin vjetor te strehimores .QMG do ti strehoi gratë dhe fëmijët , viktimat të dhunës ne familje nga 1 deri në 6 muaj dhe do te  marrin te gjitha shërbimet e ofruara në këshillim , rehabilitim dhe re integrim.