Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj nënshkruan projekt kapital për komunën e Deçanit në vlerë prej 2.989.329,33 €

2018/10/18 - 2:30

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj në prezencën e të gjithë punëtorëve të Administratës Komunale në Deçan ka nënshkruar sot kontratën publike  për rregullimin e shtratit të Lumit Lumbardh në Deçan .

Kjo kontratë është nënshkruar  në mes të kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj dhe të operatorit Ekonomik  N.N. ,,Infra,, Plus :Arbëri-NS Sh.P.K z.Musa Islamaj.

Më ketë rast i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, tha se i jam shumë mirënjohës kryeministrit të Republikë së Kosovës z.Ramush Haradianj i cili brenda këtij viti nga ministri të ndryshme për komunën e Deçanit ka nda mjete në vlerë 33 milion nder to është për projektin ne fjalë që sot nënshkruam kontratë ku duhet të falënderohet  edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë e cila ka ven në prioritet rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve në ter Kosovën po ashtu edhe në komunë tonë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ramosaj tha se  rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh në Deçan do të jetë në dobi te të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit, do të jetë në dobi të banorëve dhe vet komunës si dhe do të ruajë florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore duke shtuar  se përmes projektit të rregullimit të shtratit të Lumit Lumbadh të Deçanit , do të përfitojë një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbejë për lëvizje të lirë për qytetarët dhe banorët e kësaj ane  duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për komunën dhe qytetarët e saj. Ramosaj tha se  prej një kanali do të shndërrohet në zonë atraktive, të biznesit, zonë turistike, zonë të atraksionit zonë për zhvillim të turizmit dhe krijimit të hapësirave më të mira mjedisore për relaks dhe shëtitje të qytetarëve.

Projekti në fjalë i nënshkruar sot punët e se cilit do të nisin brenda pakë ditëve  për rregullimin e Lumit Lumbardh në Deçan, është planifikuar që të realizohet për 36 muaj. Ndarja buxhetorë për vitin 2018  është  500.000,00€ ndërsa për vitet në vijim  mjete buxhetorë në vlerë  2.489.329,33 do të ndahen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.