2023/03/07 - 5:00
Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj për nder të 7 Marsit, ditës së mësuesit, sot, bashkë me Drejtorinë e Arsimit, ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e komunës së Deçanit.
7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.
Urime 7 Marsi mësues, urime dita juaj. Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit.
Faleminderit për sakrificën, mundin dhe durimin tuaj!