Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj priti në takim z.Artan Berisha nga MI

2020/09/16 - 11:27

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , priti në takim zv.Ministrin e Infrastrukturës nga komuniteti egjiptian z.Artan Berisha dhe përfaqësuesi e komunitetit egjiptian në komunën e Deçanit z.Qamil Hoti.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mbështetjen dhe realizimin e disa projekteve të infrastrukturës në  lagjen Pemishte dhe në fshatin Gramaqel ku jetojnë edhe një pjesë e këtij komuniteti .

Kryetari Ramosaj bashkë më zv.Ministrin  Berisha  u dakorduan që në këto dy lagje të realizojnë  kryejnë kanalizimin te ujërave të zeza dhe asfaltimin e rrugëve .