Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, kan pritur në takim z. Giuseppe La Carrubba – përfaqësues i OJQ Appennino Slow, z. Maurizio Davoli – President i AITR (Shoqata Italiane për Turizmin e Qëndrueshëm) dhe z. Filippo Vigani – Koordinator i projektit NaturKosovo

2024/07/15 - 6:13

Sot, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, kan pritur në takim z. Giuseppe La Carrubba – përfaqësues i OJQ Appennino Slow, z. Maurizio Davoli – President i AITR (Shoqata Italiane për Turizmin e Qëndrueshëm) dhe z. Filippo Vigani – Koordinator i projektit NaturKosovo, me të cilët biseduam në lidhje me projektin NaturKosovo, për arritjet e deritanishme si dhe objektivat që synojmë t’i arrijmë, po ashtu ndikimin që ka pasur ky projekt në zhvillimin e Komunës së Deçanit.
Qëllimi ynë është që shtegu ndërkombëtar Via Dinarica të fuqizohet dhe të lidhet me bizneset, bujtinat dhe akterët e tjerë të turizmit përgjatë vijës së saj.
Ne jemi të hapur për çdo ide që sjell të mira për lokalitetin e këtyre zonave, me interes që turizmi të avancohet në nivelin e rritjes që meriton.